Fabrika e Mobiljeve "Omorika" nga Bujanoci, prodhimet i plasonte edhe në Zvicër e Gjermani (foto)
Lokale

Fabrika e Mobiljeve "Omorika" nga Bujanoci, prodhimet i plasonte edhe në Zvicër e Gjermani (foto)

23.Aug.2015 12:18
0
Se me produkte kualitative mund të konkurrosh edhe në tregun evropian ilustrohet më së miri nga shembulli i fabrikës së mobilieve "Omorika" nga Bujanoci, e cila shet prodhimet e saj edhe në Zvicër e Gjermani.

Përveç shteteve të lartpërmendura prodhimet e Omorikës shiten në tërë Serbinë, Kosovë e Mal të Zi, thotë për Titullin drejtori i kësaj ndërmarrje Hajrush Sefedini. 

Ai thotë se kohëve të fundit nuk është i kënaqur me punën, sepse ka pak kërkesa.

“Problemi është se nuk ka mjete dhe nuk ka shitje sa duhet. Më herët kemi shitur më shumë jashtë shtetit. Lidhur me gjendjen aktuale, nuk është problemi të prodhimi, por të plasmani. Pastaj çmimi i mobiljeve ka rënë, ndërsa çmimet e materialit janë shtrenjtuar”, thotë ai, i cili shton se “nëse shkon kështu, nuk bën puna, sepse shpenzimet, sigurimet e punëtorëve duhet paguar pa marr parasysh shitjen”.

Kjo fabrikë sipas pronarit të saj, gjithë materialin e përpunon vetë dhe nuk varet nga askush.

“Kemi në ofertë 52 lloje të sofave e divaneve. Ne vetë i bëjmë dërrasat dhe elementet tjera të nevojshme. Edhe dyshekët i bëjmë vetë sipas kërkesave të klientëve. Nëse e kërkojnë mund edhe Dormeo t’i vendosim. shpuzën, shtofin dhe ekolëkurën i marrim nga jashtë dhe për këtë kemi atestet e nevojshme”, thotë Sefedini.  

“Omorika” nga Bujanoci, gjithashtu ka përfituar një donacion prej tre milion dinarëve nga Trupi Koordinues, për Presheve, Medvegjë e Bujanoc.

Sa i përket donacioneve, drejtori i ndërmarrjes “Omorika”  nuk është ndarë aq i kënaqur.

“Faleminderit për ndihmën, por kemi pasur kusht të mbajmë punëtorët dhe për të punësuar dy punëtorë të rinj. Kur ka punë s’ka problem, por kur ndalet puna, atëherë s’bën, sepse edhe kur nuk ka shitje shteti i kërkon taksat dhe detyrimet tjera”, përfundon Hajrush Sefedini.

Fabrika e mobiljeve “Omorika” është themeluar para 28 viteve dhe është njëra prej ndërmarrjeve që aktualisht punëson 16 punëtorë, por më herët ka pasur të punësuar deri në 40 punëtorë./Titulli.com/

 

 

 

Mijëra emigrantë kanë arritur në Preshevë, mijëra po presin (Video)
Edhe një kamp refugjatësh në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration